Pejë, arrestohet për vjedhje

05.01.2017 12:29:23

Një person është arrestuar si i dyshuar se ka hyrë në oborrin e një shtëpie me qëllim për të vjedhur, në fshatin Lubeniq të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.