Pence: Rusia punon në destabilizimin e Ballkanit

02.08.2017 21:08:04

Në fjalimin e tij në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, dërgoi kritika kundër Rusisë dhe praninë e saj në Ballkan e quajti destabilizues të rajonit.

‘Rusia vazhdon me tentativat e saja për ndryshim të dhunshëm të kufinjve ndërkombëtarë. Në Ballkanin Perëndimor punon për destabilizim të rajonit. Këtë e pamë në Mal të Zi ku u krye atentat ndaj kryeministrit të vendit për të parandaluar anëtarësimin e shtetit në NATO. SHBA-të dënojnë veprimet subversive të Rusisë në mbarë rajonin dhe e konsideron si përgjegjëse për destabilizime të mundshme. Shtetet e rajonit kanë të drejtë për të zgjedhur drejtimin e lëvizjes për të ardhmen e tyre dhe këtë nuk mund ta mohojë askush’,tha Pence.

Ai poashtu i inkurajoi qeveritë e reja të shteteve të Ballkanit Perëndimor të jenë heronj për popujt e tyre, duke bërë hapa të guximshëm që do të reflektojnë përparim dhe mirëqenie në ardhmërinë e vendeve të tyre.

‘Gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike dhe qeveritë që keni janë reflektim i vullnetit të irë të popujve tuaj. Njerëzit kanë besim te ju dhe presin ardhmëri më të mirë nga ju, prandaj përdoreni këtë sa më mirë që është e mundur me bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor për lëvzije drejt qëllimeve të përbashkëta, për luftë kundër korrupsionit, për qeverisje më transparente dhe për krijim të klimës së përshtatshme për investime të huaja’, përfundoi Pence.