Penetrimi pervers i anal-istëve rreth LDK-së !

20.06.2019 16:15:32

Nga: Fatmir Bajraj

– N’përgjigje të zërave “kritik” ndaj procesve politike që po kalon LDK-ja. -N’përgjigje të atyre zërave, që LDK-në e pas amshimit të presidentit historik Rugova, e “shohin” në rastin ma t’mirë ; si një ari të gjumit të thellë dimëror, dhe dinosaur të shuar si specie n’rastin ma t’keq, – N’përgjigje të zërave, që e duan LDK-në e “reformuar”, edhe pse n’kohë kruciale për fatët e saj, të presidentit historik Rugova dhe të vetë Kosovës, i’a kthyenë shpindën, që sot t’rezervojnë të drejtën e ndarjës së këshillave asaj, përshkrimit të “gjëndjës” dhe “leksionin” se ku gabojnë dhe kah t’ia mbanë …! – N’përgjigje të zerava “kritik” të cilet e sulmojnë me ngulm LDK-në, nga do që vete & arrinë : Kontraversa e anlizës së anal-istëve në vet shfaqjën dhe synimin: “Parti e kapur nga mafiozët që nga themelimi, të lidhur me djallin dhe t’birin, veq me sundu në këtë parti”, që i biije edhe n’kohën e motit të madh, atë të Presidentit Rugova …! – Konsekuenecat e “Perplasjës apo revoltës” pas largimit nga gara me vendim të Kryesisë qendrore të LDK-së, të zotërinjëve ; Abrashit & Borovcit, e quan të gabuar dhe jo tentativë të kthimit në normalitet…! Pytja është, cili do duhej t’ishte vendimimi i duhur për “normalitet” ? Logjika qon n’përgjigjën ; vazhdimi i anarkisë permes revoltës. – Permendet SHIK-u dhe korrelacioni me “gardën e vjetër”, si dhe “skandali” i prodhuar medial, me lajthitjën e opininonit ; me mbyllje dere të Donikë Gërvallës në Kuvendin e fundit të Përgjithshëm të LDK-së, kur zonja e nderuar Gërvalla nuk ishte vlerësuar si Kryatare legjitime e Degës së LDK-së për Gjermani, për shkak të konstatimit të shkeljës së procedurave dhe statusit, dhe e njëjta, me skenarin & suportin e z.Sejdiu dhe zonjës Osmani, insistoj me ngulm të jet pjesë legjitime e një Kuvendi legjitim & legal, përkundër verdiktit të pa-respektuar të organëve drejtuese dhe statutare të partisë, konstatim i organëve partiake…! Zonjës Gërvalla, mund t’i atribuohet një angazhim enorm dhe një bagazh nacional-kombëtar, unikat në Levizjën tonë Nacionale, dhe të Degës së LDK-së n’Gjermani, veqanarisht, por kjo në asnjë rrethanë , nuk i jep të drejtën e shkeljës së Kushtetutës së Partisë (Statuti i LDK-së), dhe vendimeve të Komisionit statutar dhe të vet Kryesisë së LDK-së për “validitetin” e zgjedhjeve në Degën e LDK-së për Gjermani, Zvicër, e gjetiu…! Sygjerimet e pa shije dhe t’pasens për ; – Largimin e gardës së vjetër, e bërë “pleh si futa”, – Të vijnë kuadro të reja udhëheqëse të cilat reformojnë partinë dhe largojnë SHIK-un nga partia…! Kush ndalon ata, dhe a janë pjesë vitale e saj, brezi i ri dhe kuadro t’respektuara në forumet, organët drejtuese dhe e grupit parlamentar ? Të gjithë s’bëhën kryetar, përkundës ambicjeve t’natyrshme. Sa e sinqertë është thirja, kur në anën tjetër ; thuhet : “Nga kjo parti janë eliminuar ose vetë janë larguar duke e pa se kah po shkon LDK kuadro të respektuara”. Shtrohet pytja, kush janë të eleminuarit, nga kush dhe kur ? Kush janë t’vet-larguarit, kur panë se kah po shkonë LDK-ja, kur e bënë atë ? Dhe n’fund, a kan të drejtë, t’i shesin mend LDK-së, ata të cilët për intersa të tyre, lëshuan betejën për t’reformuar LDK-në, dhe gëzojnë privilegje e favore marramendëse tek kundershtarët e eger politik të LDK-së, Presidentit Rugova dhe të vet Kosovës ? Unë thëm JO, edhe pse “ftyra” u’a mbanë ! “Qentë lehin, karavani ecën…!”