Penguesit e proceseve të mëdha në Kosovë në krah të Serbisë e Rusisë, kundër SHBA-ve dhe Perëndimit

01.04.2017 10:59:22

Nga Rexhep Kastrati

Edhe Ferid Aganit i erdhi rendi që të thotë se nëse koalicioni qeverisës dështon në çështje të mëdha, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje, duke e bërë të qartë se të gjitha obstruksionet dhe intrigat që janë bërë dhe po bëhen lidhur me çështjen e Demrakacionit dhe të Asociacionit, të transformimit të FSK-së në FA etj., nuk kanë të bëjnë me vetë ato, por me rrëzimin e Qeverisë dhe të destabilizimit të vendit. Ndërlidhja e suksesit apo e dështimit të çështjeve të mëdha me zgjedhjet, ia heq të gjitha maskat retorikës pseuodpatriotike të bërë nga linja e Tiranës/Kretës, ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe korpusi medietik që kontrollohet nga ato. Ferid Agani e di se konkluzioni hipotetik që fillon me shprehjen “nëse…”, është gjykim që bazohet në premisa të mëdha dhe të vogla, por që bazën e kanë në një qasje të përbashkët të këtyre linjave dhe të Serbisë për të pamundusëruar funskionimin normal të Qeverisë dhe për ta rrëzuar atë, për t’i hapur rrugë destabilitetit, anarkisë, rënies së shtetit, apo së paku një koalicioni qeverisës të cilin nuk  e udhëheq LDK dhe kryeministri Mustafa. Tashmë është bërë e qartë se Serbia, PDK, sekta okulte e Albinit, AAK, Nisma dhe gjithë korpusi medietik që kontrollohet nga to janë unikë në një qëllim: rrëzimin e Qeverisë aktuale. Dhe së këndejmi edhe të gjitha angazhimet e përbashkëta me Serbinë janë që të rrëzohet kjo Qeveri. Prandaj, edhe obstruksionet që po bëhen për çështjet madhore, nuk janë obstruksione normale, ostruksione të tipit pozitë – opozitë, apo Serbi – Kosovë, por janë obstruksione Serbi – linja e Tiranës/Kretës, ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe korpusi medietik që kontrollohet nga to, e që do të thotë se ka një bashkëveprim të hapur të Serbisë dhe të këtyre linjave dhe këtij korpusi medietik, e që është konfirmuar edhe nga bashkërendimi i Hashim Thaçit me Vuçiqin për çështjen e nismës së tij ligjore për FSK-në. Ky rast në mënyrë të qartë dëshmoi se dy nga tre partnerët e koalicionit qeverisës konsultohen me Serbinë, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës që është edhe kryetar i LDK-së. Pra, dështimin eventual të çështjeve të mëdha nuk po e bën thjesht pamudësia për t’i pasur votat, por pikërisht fushata dhe anagzhimi i përbashkët i Serbisë me dy linjat e lartpërmendura për të rrëzuar Qeverinë, për të penguar procese të tilla si fuqizimi i Kosovës në botë edhe me shndërrimin e kufijve të saj në kufij shtetërorë e jo në vijë administrative, rrënimi i ëndrrës serbe për ndarjen e Kosovës, si dhe formimi i një ushtrie të standardeve të NATO-s dhe në aleancë me të dhe me SHBA-të.

Janë këto tendenca destruktive, kundërshtetërore dhe kundërkombëtare, që kanë qenë dhe janë në bashkërendim të plotë me Serbinë, Rusinë dhe aleatët e tyre që kanë për qëllim që të rikthejnë Serbinë fuqi kryesore rajonale, siç thoshte presidenti i Francës, Fraçois Miterrand, e bashkë me këtë edhe fuqizimin e rolit të Rusisë dhe të aleancës kundëramerikane në Evropë, dhe në anën tjetër. Në kontekstin  e efekteve të BREXIT-it, dhe paralajmërimeve të FREXIT, të GREXIT, e që mund të çojnë në rrënimin e BE-së si projekt dhe qëllim të Rusisë, e që ka filluar që me ndërhyrjet ruse në Gjeorgji dhe në Ukrainë, të gjitha këto angazhime proserbe dhe proruse në Kosovë dhe në rajon, janë bërë më të forta edhe për shkak të afrimit të datës së funskionalizimit të Gjykatës speciale, por edhe për një arsye tjetër shumë të rrezikshme, e që e kam thënë më shumë se një herë: Serbia do të prishë parimet e Badinterit që njohin kufijtë e shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia si kufij shtetërorë e që nuk mund të ndryshohen. Serbia do që vitin e ardhshëm të nxisë Republika Srpskën në Bosnjë të mbajë referendum për pavarësinë e saj dhe bashkimin me Serbinë. Mirëpo, ajo po synon që të nxisë Kosovën ta bëjë së pari këtë dhe të bartë pasoja shumë të rënda: ndarjen e saj, humbjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe kuptohet një gjakderdhje të re. Të gjithë po paralajmërojnë se në Ballkan do të ketë luftë dhe se Rusia po bën gjithçka për këtë. Dhe intirgat, obstruksionet penguese për proceset e mëdha në Kosovë janë pikërisht në funksion të këtyre angazhimeve luftënxitëse në Kosovë dhe në rajon.

Prandaj, është e qartë se të gjitha këto intirga, obstruksione dhe angazhime bllokuese kanë pasur dhe kanë kundërshtimin e plotë të SHBA-ve, të NATO-s dhe të aleatëve të tjerë strategjikë të Kosovës dhe të shqiptarëve, e që janë shpërfaqur në mënyrë të vazhdueshme nga të gjithë burrshtetasit e rëndësishëm që nga zëvendsëpresidenti amerikan Xho Bajden, e deri te Hoyt Biran Yee, i cili sapo e bëri të qartë se të gjitha këto çështje duhet të kalojnë, dhe se për zgjedhje duhe të pritet viti e ardhsëm, pra viti kushtetues. Edhe NATO është shprehur në mënyrë të qartë se do të jetë këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të ndihmuar Kosovën në të gjitha këto, duke bërë të qartë se është në dijeni të karakterit të intrigave dhe të obstruksioneve që linja e Tiranës/Kretës, ajo udbahso-jugosllavokomuniste dhe korpusi medietik që kontrollojnë ato janë duke bërë ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës dhe ndaj proceseve madhore për vendin, për rajonin dhe për më gjerë.

Pra, përtej retorikës pseudopatriotike të tipit të çiftelive, sharkive, primave, lahutave dhe të gazelit e tallavasë politike, duhe thënë qartë: dështimi i proceseve të mëdha në vend, dështimi i proceseve që e forcojnë Kosovën si shtet, që e forcojnë pozitën rajonale dhe në përgjithësi ndërkombëtare të saj, paraqesin vetëm pjesën e interesave të Serbisë, të Rusisë dhe të aleatëve të tyre, e së këndejmi edhe gjithë ata që kontribuojnë që të dështojnë të gjitha këto, kanë qenë dhe janë duke kryer punë për interesa të Serbisë dhe të Rusisë. Në anën tjetër, të gjithë ata që punojnë që të realizohen proceset e mëdha në vend, që të forcohet shteti i Kosovës, që të forcohet pozita rajonale dhe në përgjithësi pozita ndërkombëtare e Kosovës, janë anagzhuar dhe po angazhohen për realizimin e interesave shtetërore dhe strategjike të Kosovës, të shqiptarëve, si dhe po mbrojnë aleancën e Kosovës dhe të shqiptarëve me aleatët euro-atlantikë në krye me SHBA-të. Dhe si çdo herë më parë që nga viti 1989 e këndej, liria, pavarësia dhe demokracia, orentimi euroatlantik dhe pozicionimi në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve është lidhur me emrin e LDK-së dhe të presidentit Rugova, prandaj edhe kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të goditurit që nga themelimi e deri më sot. Prandaj, edhe është gjithë ky angazhim kundër saj dhe kundër Qeverisë që drejton ajo dhe kryeministri Mustafa.