Për 24 orë policia arreston 12 persona

17.10.2016 16:13:09

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona në territorin e Kosovës për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale.

Nga 12 të arrestuarit, nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje ka njoftuar policia.

Po ashtu gjatë këtij 24 orësh, policia ka shqiptuar 741 tiketa të trafikut.