Për dialogun me Serbinë kërkohet seancë e jashtëzakonshme

Për dialogun me Serbinë kërkohet seancë e jashtëzakonshme

29.05.2018 17:05:32

KDI kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me fazën e re të dialogut me Serbinë dhe platformën shtetërore të Kosovës për këtë proces.

Debati rreth të ardhmes së këtij procesi, sipas KDI-së, duhet të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ku partitë parlamentare duhet të synojnë të ndërtojnë konsensus politik dhe të artikulojnë qartazi qëndrimet e shtetit të Kosovës në këto bisedime.

“Deputetët në këtë platformë duhet të përcaktojnë temat e diskutimit, pritshmërinë e palës kosovare, rolin e institucioneve dhe ekipin negociues, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror me miratimin e një rezolute e cila do të garantojë gjithashtu bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 19 prill 2018 miratoi projekt platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, platformë e cila iu dorëzua presidentit të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës.

Kjo platformë në formën e një draft rezolute u shqyrtua në Komisionin për Punë të Jashtme më 4 maj 2019. Ky komision vendosi që platformën ta procedojë në seancë plenare, megjithatë kuvendi deri tani është i pa interesuar për t’i dhënë prioritet dialogut Kosovë-Serbi.