Për nënën, për gruan e për 8 marsin

09.03.2019 14:02:08

P. F. (Post Festum)

Kush i këndoi më mirë gruas se shqiptarët?

Për gruan dhe për tokën, lë kokën

Vjershat mbi Laurën, për Dekameronin e për ….. nga rilindasit italianë

Për Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Dje kishte edhe protesta të grave në vend të festës.

Dhe Sadri Ahmeti kur ishte në SHBA

Gjyshim im, Imer Seferi nga Turjaka, që as “Kapedani nuk ishte si ai, asnjëherë nuk hyri në dhomën ku rrinin gratë, dhe as njëherë nuk e thirri në emër por “Hallë”, e nuk flente me gjyshen, natën hypte nëper tavan e shkonte te gjyshja, te gjyshja ime e dashur, nana Gjyziden, i pat me te 8 fëmijë dhe e deshi më shumë se ne gratë tona, por ndryshe.

Edhe muaji Mars, te shqiptarët e Kosovës është me plot ngjarje të rëndësishme. Ato fillojnë me Qëndresën Heroike të Familjes së mixhës Shaban, nga Prekazi heroik, me të drejtë, që ishte vetë mixha Shaban, baba i Hamzës dhe Ademit, mësues veteran, e vazhdon më … 7 e 8 Mars, ku u flijuan edhe gratë, nënat e nuset e familjes, pa pikë dyshimi ndër familjet më të njohura në Kosovë, që jo vetëm burrat por edhe gratë nuk i lanë burrat vetëm …. e për të vazhdua me 11 Marsin (e vitit 1981) kur filluan Demostratat e njohura të studentëve, për Kosovën Republikë.

Por sot nuk do të flas as për Ahmet Delinë e Prekazit e as për Tahir e Nebih Mehën poashtu nga Prekazi por dua të ndalem vetëm te femra shqiptare, gjyshja, nëna, nusja, gruaja e vajza shqiptare.

Dje ishte 8 Marsi, dita ndërkomtare e gruas. Edhe në Kosovë u “festua” por edhe u protestua, me të drejtë. Them me të drejtë sepse gruaja në Kosovë, nuk është e barabartë me burrin as në familje e as në shoqëri.

Ajo që unë pash në TV-të tona, 8 Marsi, ishte një “mrekulli” me lule, lule e lule dhe darka, dreka deri në fyt, për gratë e tyre, për nuset dhe për mësueset, natyrisht nxënësit e shkretë në duar mbanin nga një karajfil për mësueset, gjithashtu të varfëra.

Pyetja ime te ato gra që protestonin dje është:

– A ishte ndonjë grua e ndonjë politikani të tashëm me juve?

-JO!

-Jo sepse ato kanë “tituj shkencorë” e punë të rëndësishme e në shtëpitë e tyre, kanë sigurisht edhe shërbtore (nuk jam i sigurt që gratë lejojnë që të ketë gra shërbtore në shtëpitë e tyre, sigurisht e dini, pse?).

Dje në protestën e grave kishte edhe burra por mungoi apo munguan gruaja apo gratë e presidentëve tanë që nga Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi apo ajo e Adem Demaçit, me të drejtë një mësuese e nderuar, por pse ato nuk muarën pjesë?

Është pyetje që ato duhet dhënë përgjigje.

Përgjigja ime është: “Sigurisht e kanë ngi fytin”!

Po kush i këndoi dhe e deshi gruan shqiptare më shumë se shqiptarët?

Nuk besoj se ka kush, poet e këngtarë i huaj që i këndoi më shumë gruas dhe jo vetëm për 8 Mars, që pleqve shqiptarë as që iu ka interesua, por çdo ditë e natë, në të gjitha stinët por Pranvera ka qenë stina më e dashur që bariu, burri e plaku i kanë këndua qikave, grave e “plakave” të tyre.

Diku kam pas lexua që edhe autori i Faustit, gjermani J. W. Gete kur ka dëgjua (Lexua) një baladë shqiptare, thuhet se nuk ka mundur të punoj 6 muaj.

As rilindasit italianë, aty ku lindi (Rizorgjimento) e Renesanca franqeze por edhe Rilindja shqiptare me De Radën, nuk i kanë këndua më bukur se sa këngtari shqiptar, femrës shqiptare, me fyell, me lahutë e me qifteli.

Nuk është Petrarka me vjershat Laurën e as “Mona Liza), sikur ato kënge që “Jarani” i këndon “Jaraneshës”, “Prej një shpati, ti l`shova sytë…”,” kur ia sheh rruzat në fyt” pa guxuar me ia përmendur emrin.

Por kishte edhe pengesa e vështirësi të tjera të kohës që “jarani” (dashnori) nuk guxonte me dalur për ledine. Ishte “Kanuni” që iu ndalonte të drejtat e burrave që ti duan gratë, dhe gratë burrat.

Ata jo rrallë nga Kullat me Frengji që shpesh burri gjuante me pushkë për gruan… e për nderin, ngujohej tërë jetën ama gruan e donte dhe për grua rrinte i ngujuar .

Këto më së miri i paraqet poeti Dritëro Agolli në poemën Mundja e Lekë Dukagjinit:

Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin 
E fjalë këmbeva në malet me fletë, …”

Dhe në fund të poemës, ”Mundja E Lekë Dukagjinit

Dritëroi flet lirshëm me gruan:

Një ditë kanunin ja mora nga dora 
Dhe copë ja bëra mes malesh të lartë.
Iu drodh ajo mjekër e bardhë dëborë
Pas çetinës së lashtë…
Dhe unë thirra:
E munda Lekë Dakagjinë!
(Natyrisht e munda kanunë;
I heq kapelën për trimërnë;
Ka qenë trim si furtunë…)
Ti, grua, më pyete e sytë të ndrinin,
Më pyete ngadalë mënjanë:
“Vërtetë e munde Lekë Dukagjinin?“
Dhe unë të thash:

”E munda, po sytë ç’më panë!” 

Po kështu kemi edhe ”Nik Petën e Pal Golemin”, dy ushtarë të Skënderbeut, që për te dashurën e tyre nxjerrin shpatat … dhe po të mos vinte Skënderbeu, ata do ta vritnin njëri tjetrin.

Po të dalim te këngëtari popullor shqiptar i Kosovës, që nuk ka poet në botë që do ti këndonte më mirë, me fjalët më të zgjedhura, më të ëmbëla e më prekëse se sa djali që i këndon vajzës apo vajza djalit:

”Qika shka i thot djalit-o,

Hajde rrethit malit-o

Djali shka i thot qikes-o

Zemra llubunices-o”, apo

”Moj e mira te pojata,

Hije t`paskan flokt e gjata,

Shkurtoj pak tu preft nafake,

Soll dy gisht ne`t doket qafa”.

Këngëtari poet pranon që të jetoj edhe pa tokë e trual vetëm e vetëm ta shoh nusen me tesha te reja:

”Boll e mirë, qiko rrumullake,

Vishma teshen padrimqake”

Në fund

”E shes tokën, e shes trollin,

Bardhe e kuq ta shoh aborrin”

”Bolle mirë, qiko shkon te blini,

Tu ka shky k`misha te gjin

Njana shytë t`ka dal pahiri”

”Ta di dertin, unë e mjera

Pa jarana nuk shkon vera”

Por kenga apo balada më e njohur është ajo ”Në drrasë t`vekit kush pa kan”, kënduar nga shumë këngtarë që nga ata më të vjetrit e deri te Dervish Shaqa, Bajrush Doda, Augustin Uka dhe mbretërit e folklorit Salih, Feriz e Ali Krasniqi.

Unë u mundova me e nxjerrë tekstin nga kënga por u lodha dhe hoqa dorë por disa vargje që munda po i paraqes e bashkë me te edhe këngën ”Në drrasë t`vekit kush pa kan”, kënduar nga Salih e Ali Krasniqi, në ish RTP-në me 1975

”N’at drrasë të vekut kush po kan-e
ore Kanë syzeza oh për jaran-e
ore Nuk po e len verën me dal

Po na i than bre dushk bre e bar

po na i than dushk e flet

Ma thanë dushkin o haj medet-e
Për q’at djalë që o dekë sivjet-e
Pë q’at djalë q’at djalë të ri-e

A e din nanë n’dhe ku e kan shti-e
N’vorre t’reja bi nër q’at bli-e
a mjep Izë me m’dhanë nanë të shkoj të rri-e
Se kom pas shumë jarani-e
Shkoj syzeza i ka ra përmi-e ope kan
Shkoj syzeza i ka ra përmi-e
Qohu po i thotë o djal i ri-e
Djalo i ri o i ka thon-e

Ore ti ku je i dashun, po ja ban
A e din besën që ma ke dhon-e
Ke pas thonë jom fort azgan-e
Plumi i pushkes ska qka m’bon-e
Gjylja e topit s’munet me mnxon-e
Kur ta ni zonin ton-e
Kur ta ni edhe zonin ton-e
Drrasa e dhe po i qes njat an-e
Drrasa e dhe po i qes njat an-e
Ta çenisi faqen me dhom-e”.

(kënga ka shumë gabime)

Ky është linku i disa këngëve dhe i këngës ”Në drrasë …”

https://youtu.be/CyLGu72h4es

Këtë temë, për gruan po e mbylli me disa fjalë që mi ka pas thënë Sadri Ahmeti, shkrimtar dhe piktor, kur ishte mysafirë në Suedi, dhe mysafir nderi te unë, në Konakin tim në Halmstad.

”Isha në SHBA dhe doja të hapja një ekspozitë të pikturave. Ndihmësit e Ambasadës shqiptare më thanë se e ke të vështirë që të tubosh vizitorë sepse ka shumë aktivitete të tilla në SHBA.
Unë kërkova vetëm një copë bezi disa metra dhe e vendosa në rrugën kryesore me fjalët ”Kush i tradhton gratë, mos të vije e ta shikoj ekspozitën”!

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 9 mars 2019