Përçarjet e serbëve në Kosovë, Vuçiq takohet me zyrtarë të Listës Serbe

21.05.2017 14:22:53

Kryeministri në detyrë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe para zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Tema kryesore të diskutimit mediat serbe raportojnë se janë zgjedhje e parakohshme, dhe situata politike në Kosovë.

Në takim kanë marrë pjesë Marko Gjuriq, Aleksandar Vulin, Slavko Simiq, Branimir Stojanoviq dhe zyrtarë tjerë të Listës Serbe.

Ky takim vjen, pasi Aleksandar Jabllanoviq krijoi një parti të re të serbëve në Kosovë, duke shkaktuar një tension në mesin e pakicës serbe në Kosovë.