Jo të gjithë përfaqësuesit politik serb kanë vendosur të bojkotojnë punën me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Jo të gjithë kanë pranuar dirigjimin nga Beogradi për të ngrirë raportet me Republikën pjesë e të cilës janë.
Kryetari i komunës së Graqanicës, Vladeta Kostiq, është njëri prej tyre.
Ai ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e që kishte temë diskutimi Projektligjin e ri të Tatimit në Pronë.
Përveç Kostiqit në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të komunës së Parteshit, gjithashtu nga komuniteti serb.








































