“Përfituesit” dhe “profiterët” e dialogut!

25.06.2018 13:20:03

Nga: Melihate Tërmoklli

Të qartësohet niveli dialogues!

Kosova, paralelisht është duke zhvilluar dialog në dy nivele, njëri, dialog politik mes presidentësh, Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë për një marrëveshje siҁ po quhet “historike”, “njëmarrëveshje paqeje” ose sido që të quhet, dialog dhe bisedime që filluan të dielen, në Bruksel, dhe në anën tjetër po vazhdon dialogu “teknik” (thellësisht politik që nga fillimi), mes tëemëruarit nga Kryeministri i Kosovës, nuk di me kë nga pala e Serbisë.

Nga dialogu i deritanishëm, veҁ Serbia fitoi. Në Kosovë, deri tani, nga bisedimet, pati vetëm profiterë personal. Kosova pranoi fusnotën, duke pranuar kështu kontestimin e paraqitjes shtet i pavarur, ose pranimin e moszgjidhjes definitive të statusit të saj përkundër njohjes si shtet i pavarur filluar nga SHBA, nga shumica absolute e shteteve të BE-së dhe shumica e shteteve tëbotës. Pranoi dhe nënshkroi “Marrëveshjen për bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, duke i dhënë kompetenca ekzekutive, e kontestuar së fundmi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Serbia fitoi statusin e kandidatit për antarësim në BE, ndërhyrje në rregullimin e brendshëm kushtetues juridik tëKosovës, “hisedare” në sovranitetin e vendit përmes “Listës serbe” dhe shumë benefite tjera. Poashtu “fitoi” të drejtën për agresion të pandalshëm, madje të shtuar, politik, diplomatik, kulturor etj. kundër Kosovës.

Të qartësohet legjitimiteti dialogues!

Legjitimiteti i kontestuar i Presidentit të Kosovës për bisedime me Serbinë, nga ana e opozitës është tepër i paqartë në kuptim tëzgjidhjes së tij, e cila përveҁ fjalëve dhe kundërshtimit verbal, nuk ka treguar diҁka më serioze.

Nëse LDK dhe VV e kanë me gjithë mend kontestimin e legjitimitetit të presidentit, e pakta duhet të paraqesin njëprogram-platformë të bisedimeve, ҁka duhet e ҁka nuk mund tëjetë pjesë e bisedimeve, strategjinë dhe bartësit apo bartësin e këtij procesi. Ka njëmijë mënyra institucionale demokratike për të shprehur qëndrimet në këtë drejtim. Përndryshe LDK, duhet të gjejë mënyrën e faktorizimit në këtë proces dhe në arritjen e një konsensusi nacional i cili sado pak mbase do të përmirësonte pozitën dialoguese të Kosovës, pozitë e lënduar në shumëaspekte.

Të qartësohet, ҁfarë përmban “pakoja” e bisedimeve!

Po hedhen qe sa kohë në opinion ide për shumë kompromise, madje “kompromise të dhimbshme”. Nuk ka mbetë asgjë për “kompromis”. Deri tani veҁ kemi dhënë nga pavarësia për hirëtë pavarësisë. Tash veq nëse i japim edhe “tollumbat e Lulit tëvocërr” për të na njohur edhe Serbia. Nëse na njeh si shtet Serbia, është mirë, nëse jo, është problem i saj. Kemi dhënë mëshumë se ҁdo popull në Evropë, për lirinë e pavarësinë tonë, për më tepër se një shekull. Në fakt, nuk kemi dhënë por na kanëmarrë dhunshëm, përmes gjenocidit dhe spastrimit etnik. Evropa e di këtë, nëse don ta dijë. SHBA e ka kuptuar kaherë këtë tëvërtetë.

Krejt ajo që duhet të shtrohet për bisedime është reciprociteti nëstandarte i statusit të serbëve të Kosovës me shqiptarët në Serbi (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) dhe kërkesa dhe kushtëzimi i Serbisë për pranim të gjenocidit ndaj shqiptarëve deri më 1999 përfshirë edhe kthimin i pronave (tokave), të uzurpuara e tëaneksuara përmes gjenocidit e spastrimit etnik në tërë rajonin e Toplicës dhe Sanxhakun e Nishit. Kaq.

Ҫështja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e paralajmëruar si ҁështje për bisedime, është tërësisht absurde. Është e ditur se si bëhet demarkimi i kufirit midis dy shteteve. Ekzistojnë norma e rregulla ndërkombëtare të cilat Kosova i ka pranuar dhe i ka zbatuar (madje keq), në demarkimin e kufirit me shtetet tjera fqinje.

Në anën tjetër, janë me rrezik potencial trumpetimet për një“konferencë” të re ndërkombëtare për ҁështjen e “statusit” tëKosovës, e tipit”Rambuje” ose ҁfarëdo qoftë, sepse “Serbia po don ashtu”! Këtij teli po i bien shumë në Serbi, por edhe do telallë të Beogradit në Kosovë. Kjo definitivisht do të thoshte pranim i “zhbërjes” së shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Kthim në pikën zero. Ka edhe këso ҁmenduri?!

Për fund: Askënd nuk e bën modern pranimi i cënimit të shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit. Të merresh me tëkaluarën dhe të bëhesh rob i saj sigurisht se nuk qon askund, por të harrosh faktet, për më keq të bësh përpjekje “ta shfajësosh” fqinjin gjenocidal i cili edhe sot thërret për vrasje masive tëshqiptarëve, kur bën gjithҁka për “demolim” të shtetit tënd, kur shtetin tënd herë e quan” djep”,”zemër” e “shpirt” të Serbisë, nëkohën kur flet për farsën e një marrëveshje historike, është mëtepër se theqafje politike nacionale.

Sipas këtyre predispozitave, asnjë shtet i Evropës, as SHBA, nuk qenkan moderne! Politikanët e Kosovës nuk kanë asnjë arsye dhe nuk po i detyron askush (së paku jo deri tani), që të bëhen “më katolikë se Papa”. Nuk kemi as kohë e as mundësi për fiskultura boshe. Vërtetë është shumë me rëndësi të ndërtojmëmarrdhënje të mira më të gjitha shtetet e të gjithë popujt, me fqinjët në veҁanti, në mënyrë specifike me Serbinë. Por, si edhe për gjëra tjera, edhe për fqinjësi të mirë dhe marrdhënje tëqëndrueshme, duhet vullneti i dy palëve, vullnet i mirë, real, i vërtetë, ndërsa dihet se marrëveshjet kanë kuptim vetëm mes tëbarabartëve.

Kosova dhe qytetarët e saj, shqiptarët në veҁanti, janë shumë mëtë fuqishëm se që e mendojnë dhe e paraqesin atë politikanët e saj. Inferioritetit politik duhet t’i vijë fundi. Këtë më së miri e dëshmojnë të rinjtë tanë me sukseset që po arrijnë përditë, në tëgjitha fushat tjera, të rinjë të shkolluar brenda e jashtë, tëshumtën e herës me forca të veta