Policia e Kosovës ka njoftuar se në Hoqë të Madhe të Rahovecit, një pyll është përfshirë nga zjarri.
Sipas tyre ende nuk dihet rrethanat e këtij zjarri, ndërsa që ekipet e zjarrfikësve janë duke punuar në shuarjen e zjarrit.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e pyllit. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë në përpjekje për ta shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.






































