Përfshihet nga flakët Katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’, pas meshës ku mori pjesë Meta

06.01.2018 13:16:44

Katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në Korçë është përfshirë nga flakët pak pas meshës së mbajtur brenda saj me rastin e ditës së ujit të bekuar, meshë në të cilën ishte i pranishëm edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Mësohet se u përfshi nga flakët pjesa e brendshme e katedrales në vendin ku ndizen qirinjtë.

Zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmiresisht nga zjarri nuk pati deme te medha materiale, ne ikona apo objekte te shenjta.