Përfundoi për sot seanca e pyetjeve për prokuroren speciale Katica Janeva

23.09.2016 20:01:32

Në komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike ka përfunduar seanca e sotme e pyetjeve për prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

Në pjesën e dytë të seancës së sotme, deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se ”në këto tre ditë është treguar paaftësia e Janevës për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike.” Ai e akuzoi prokuroren Janeva se ”është shpresa e fundit e LSDM-së për të ardhur në pushtet, në çfarëdo mënyrë qoftë.”

Deputeti i Partisë Liberal Demokratike (PLD), Goran Milevski e ka përkrahur punën e prokurores Katica Janevë, duke ofruar kështu edhe mbështetjen e tij për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Seanca dëgjimore dhe e pyetje-përgjigjeve do të vazhdojë ditën e hënë.