Përfundojnë punimet e Samitit të Berlinit, Thaçi thotë se duhet përshpejtuar rrugëtimi për në BE

29.04.2019 21:59:28
Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar fotografinë e përbashkët me liderët e bllkanit Perëndimor, pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

Thaçi ka thënë se duhet përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përcjell lajmi.net.

“Kësaj fotografie të përbashkët duhet t’i japim përmbajtje dhe dinamikë, për të përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Familja evropiane është familja jonë”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Në këtë Samit të përbashkët fokus ka qenë arritja e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.