Përfundon e qetë protesta e aktivistëve të VV-së para Kuvendit

04.08.2016 12:25:33

Ka përfunduar e qetë protesta para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar për mos ratifikimin e Demarkacionit, tashmë janë shpërndarë.

Lajmin për protestuesve për përfundim të protestës ua ka dhënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sjediu.