Përfundon intervistimi i Naim Malokut nga Gjykata Speciale

18.09.2019 14:33:08

Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku ka bërë të ditur se ka përfunduar intervistimi i tij nga Gjykata Speciale.

Maloku përmes një postimi në Facebook ka thënë se intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.

“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven”, ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë:

Bashkëluftëtarë të mi, familjar dhe miq!
Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para drejtësisë së shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven.
Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë.
E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!
Lubjanë: 18.09. 2019 .