Përfundon intervistimi i Sami Lushtakut në Hagë

16.01.2019 16:26:38

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin para Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Pas disa orësh intervistë, Lushtaku ka dalur nga objekti i Speciales, por nuk ka pranuar të përgjigjet para gazetarëve.

Të gatshëm të flasin për media nuk kanë qenë as avokatët e tij Arianit Koci dhe Geoffrey Nice.

Ndryshe, dje intervistimin e tij e ka përfunduar edhe Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit.

Ai tha se është përgjigjur seriozisht në pyetjet e prokurorit, duke shtuar se “UÇK-ja e ka mbrojtur atë, e jo ai UÇK-në”.