Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, askush nuk flet për media

07.08.2018 21:27:42
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, mirëpo përkundër që gazetarëve, në fillim të takimit, u thanë se në fund të mbledhjes do të deklarohen për media, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Me të dalë nga vendi ku po mbahej mbledhja sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri tha që kanë vendos mos të flasin.

Se pse nuk do të komentohen ajo se çfarë bisedoi kryesia e LDK-së nuk ka dashur të flas as nënkryetari i parë i kësaj partie, Lutfi Haziri. Sipas tyre më vonë do të ketë komunikatë për media.

Kujtojmë, se në këtë mbledhje për herë të parë që nga janari i këtij viti është parë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Mustafa i cili u sëmur në fillim të vitit, për muaj të tërë qëndroi për shërim në Gjermania.