Përfundon mbledhja, PD: S’tërhiqemi nga qeveria teknike

02.05.2017 21:45:03

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e nisur rreth orës 19:00, ka përfunduar. Gjatë mbledhjes së grupit të PD, foli përmes një videokonference dhe presidenti i PPE, Daul. Sipas burimeve zoti Dol ka pyetur Bashën nëse është i gatshëm të pranojë kërkesat e David McAllister dhe Basha nuk e ka refuzuar si më parë këtë kërkesë.

Në këtë mbledhje, përveç Josef Dol, i cili është i interesuar nëse PD është e hapur për paketën McAllister, Johannes Hahn ka kërkuar angazhimin e kësaj partie brenda “establishment”-it politik.  “Kjo është mënyra për të luftuar drogën”, mësohet të ketë thënë Hahn në një videokonferencë me grupin. Mësohet se mbledhja e grupit të PD është shoqëruar me debate të ashpra.

Kreu i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, në një dalje për mediat kryedemorkati tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri.

 

Më lejoni ta nis me një keqardhje për numrin rekord të fake news në portale dhe media të ndryshme. Një pjesë e tyre janë dezinformime, një pjesë kanë prapavijë nga Edi Rama. Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn. Grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn. Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Evropian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Evropian për drogën.

U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE dhe publikun shqiptar.

Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, etj. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar.

Oferta jonë ishte: Prania e 4 ministrave teknik ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh.

Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE.

Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.