Përfundon rinumërimi i të gjitha kutive

04.07.2017 15:18:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i 117 kutive të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Rinumërimi ka filluar dje, ndërsa ka përfunduar sot në ora 14:00.

“Në ora 14:00 ka përfunduar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit, sipas vendimit të Panelizt Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi për lajmi.net

Kështu pas rinumërimit, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare.