Përgatisnin lëndë plasëse artizanale për shpërthim guroreje, arrestohen

07.05.2017 16:36:10

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, duke përgatitur lëndë plasëse në mënyrë artizanale për nxjerrjen e inerteve. Robert Leskaj, 55 vjeç dhe Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë, u arrestuan gjatë ditës së sotme.

Robert Leskaj administrator i shoqërisë “Leskaj Inerte”, në bashkëpunim me zjarrmëtarin Arben Jetishi, u kapën në flagrancë duke përgatitur në mënyrë artizanale lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat, një sasi prej 20 litra naftë, kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.

Ndaj tyre vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim”