“Përgjimet? Muhabete telefonash”. Rama: Nuk nxorët mësim me Sajmir Tahirin? U arrestua kot për ca horra

14.05.2019 14:31:16

Kreu i PS-së, Edi Rama ka folur sërish për kreun aktual të Bashkisë së Durrësit, duke thënë se nuk ka dalë asnjë përgjim për Vangjush Dakon, por sipas tij përgjimet janë për grupin kriminal që i referohet kryebashkiakut.
Për Ramën përgjimet kanë dalë në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që ka thënë se këto përgjime nuk janë prova ligjore, por muhabet telefonash.

“Nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim. Dako nuk do të jetë më kandidat. Pranoni akuzat e PD duke mos e rikandiduar zotin Dako, apo është ajo që po përflitet që ju ta lini këtë bashki?

Më rezulton që kanë dalë përgjime, në thyerje të sekretit hetimor, për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Vangjush Dakon dhe çuditërisht mes detyrimit karshi opinionit publik për ti dhënë cdo informacion, se nëse del sekreti hetimor, nuk është përgjegjësi e gazetarëve, ama detyrimi është për të ndarë qartë spektaklin dhe informacionin”, tha Rama.

Nisur nga kjo situatë rama risolli në vënendje edhe një herë ish inistrin e brendhsëm sajmr tahiiri I cili sipas tij u arrestua me bujë të madhe pas përgjimit të ca horrave.

“Nga përgjimet e disa horrave u kërkua për 24 orë burgosja e Sajmir Tahirit. Nuk u nxor mësim, brenda 24 orësh gjithë vorbulla e llafeveve rezultoi një hiç”, tha Rama.