Përkrahësit e Kurtit dhe Vetëvendosjes të organizuar ofendojnë Grenellin e Kosnettin në rrjete sociale

10.04.2020 18:11:41

Pas një fushate linçuese ndaj emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe fyerjeve ndaj tij në baza të orientimit seksual, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar edhe një fushatë kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett

Fyerje të rënda ndaj Kosnett dhe amerikanëve vijn në mënyrë të organizuar pas rrëzimit të Kurtit nga pushteti si rezultat i një mocioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u përkrah nga 82 deputetë në Kuvend.

Një gjuhë të tillë linçuese të përkrahësve të Kurtit ndaj Kosnett , Grenell e amerikanëve, e ka denoncuar një faqe në “facebook” e titulluar “ LDK per Kosoven”.

Në këtë faqe janë publikuar qindra komente fyese të përkrahësve të Vetëvendosjes në adresë të amerikanëve, me mbishkrimin “ Wall of shame” apo “ Muri i turpit”.