Përkujtohet vepra e Enver Malokut

11.01.2017 12:30:33

 

Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës akademik Isa Mustafa i shoqëruar me Kryesinë e LDK-së, familjen Maloku, veprimtarë e bashkëpunëtorë të LDK-së, bënë homazhe tek monumenti i tij.
Kujtojmë që veprimtari Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, në prani të gruas dhe fëmijëve të tij. Ishte bashkëpunëtorë i ish-Presidentit Rugova, për 6 vite udhëhoqi Qendrën për Informim, e cila punoi për rrafshin e Kosovës dhe më gjerë duke u përkushtuar kështu në promovimin e gazetarisë kombëtare e kritike-politike.
Kryeministri Mustafa në fjalimin e tij tha se do të angazhohet bashkë me prokurorinë e shtetit në zbardhjen e të gjitha rasteve, jo vetëm rastit të Enver Malokut por të gjithë veprimtarëve të LDK-së të cilët u vranë. Vrasësit duhet të zbulohen dhe të përgjigjen para ligjit .
Enver Maloku mbetet figura më e lartë dhe më e rëndësishme, që i kontriboi vendit .