Përleshen pesë persona në Malishevë, lëndohet një person

21.08.2020 11:01:34

Pesë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:25, në Malishevë.

Në raport tutje thuhet se gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka marr lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete, si pasojë e rastit, lëndime trupore kishte pësuar njëri prej të dyshuarve i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari i lënduar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.