Përleshje me mjete të forta në Pejë

08.11.2016 13:54:51

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete duke përdorur edhe mjete të forta.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Konferenca e Bujanit”.