Përplasen 2 automjete pranë Urës së Gjolës, 3 të plagosur në gjendje të rëndë

17.09.2016 21:49:58

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Urës së Gjolës, në afërsi të Fushë-Krujës. 2 automjete tip Wolksvagen janë përplasur me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona që udhëtonin në to. Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.