Përplasen dy automjete në autostradën Tiranë-Durrës (FOTO)

26.10.2019 20:27:33

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni, e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.