Përplasja Bushati-Daçiq rreth Kosovës

05.11.2016 07:46:12

Në 25-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati përsëriti edhe një herë kërkesën që Kosova të jetë pjesëmarrëse në diskutimet që zhvillohen në forumet e kësaj organizate.

Një ditë më pas, homologu i tij serb Ivica Daçiç i ka dhënë një përgjigje të fortë kësaj kërkese.

“Kosova do të bëhet anëtare e OSBE-së vetëm kur Çeda (Çedomir Jovanoviç) të bëhet ministër i Jashtëm i Serbisë”, ak thënë Daçiq.

Ky është reagimi që vjen pas paralajmërimeve nga Tirana, se Shqipëria do të ngrejë cështjen e anëtarësimit të Prishtinës zyrtare në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, shkruan Express.

Vitin e kaluar Daçiç ka kryesuar OSBE-në, dhe sipas tij në këtë organizatë ndërkombëtare, vendimet merren veçse me konsensus.

“Pra pa pëlqimin e Serbisë nuk ka pranim”, – theksoi ai – citon media serbe Novosti.

Çedomir Jovanoviç është kryetar i Partisë Libera-Demokrate të Serbisë, që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrime kritike ndaj politikës serbe kundrejt shqiptarëve.