Përqafime të ngrohta me Engel, Hajdari ‘xhelozon’ Metën pas valles në Tropojë

05.07.2019 23:19:41

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka përqafuar kongresmenin që vizitoi Sqipërinë, Eliot L. Engel. Ajo ka publikuar disa foto krahas kongresmenit, të cilin shkruan se e ka falenderuar për nderimet që i bëri bustit të të atit, Azem Hajdari.

Në foto nuk mungon as vëllai i Rudinës, Kiri Hajdari.

Një falenderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane.  Kongresmeni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen.

Ashtu sikurse Engel u shpreh: ‘miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do të jetë e përjetshme. SHBA, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë bashkë si aleatë përkrahë lirisë e demokracisë,”- shkruan Hajdari krahas fotove.

Deputetja ka arritur ta takojë Engel, pasi ky i fundit përfundoi vizitën në Tropojë ku ishte me Presidentin Ilir Meta. Të dy së bashku u fotografuan duke hedhur valle tropojane.

Nga ana tjetër, paraditen e sotme, Hajdari shkruante në një status në Facebook, se nuk ja bëri dot nderimet të atit, ‘pasi kështu urdhëroi partia’.