Përqindje e ulët e daljes në votime në rajonin e Dukagjinit

22.10.2017 17:15:43

Në qytetet e rajonit të Dukagjinit nuk është shënuar ndonjë dalje e lartë në zgjedhje, të paktën deri në ora 15:00.

Në këtë rajon për daljen e votuesve prin komuna e Junikut, ku deri në orën 15:00dalja është 31.84%.

Ndryshe dalje e vogël është shënuar në Deçan, Gjakovë dhe Pejë, shkruan lajmi.net

Deçani ka dalje deri më tani 27.34%, Gjakova 26.61 kurse në Pejë dalja deri në orën 15:00 është 26.65%.

Ndërkaq, komuna shqiptare me daljen më të madhe është Hani i Elezit me mbi 40%.

Në Skënderaj ka pasur më sa paku votues. Atje dalja është nën 20%.