Persona të maskuar grabisin një pompë të derviatve në Fushë Kosovë

21.09.2019 11:23:26

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Siç ka raportuar i dëmtuari në polici, të maskuarit njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kishin grabitë një shumë parashë e më pas të dyshuarit  me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.