Personi i vdekur në Brezovicë kishte rënë në humnerë

19.01.2017 16:03:24

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në hapësirat e skijimit në Brezovicë.

“Rreth orës 14:10 një person ka rrëshqitur në Brezovicë duke rënë në humnerë me ç’rast ka humbur jetën. Ekipet e shpëtimit së bashku me mjekun e kanë konfirmuar vdekjen e tij. Njësitet policore janë duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi