Përurohet Qendra Informuese për shëndetin e gruas në QKMF-Kaçanik

24.03.2017 18:45:38

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, ka marrë pjesë sot në hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, projekt i realizuar në bashkëpunim të QKMF-së – Kaçanik dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Zëvendësministri Sadiku tha se Qendra rrjedhimisht do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në këtë pjesë të Kosovës, që për Ministrinë e Shëndetësisë, është prioritet i përcaktuar edhe me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2017 – 2021.

Në hapjen solemne ishin edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Çeke, z. Dushan Kralik, Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, Drejtori i QKMF-së- Kaçanik Nijazi Ilazi si dhe Mrika Aliu, Drejtoreshë e Qendrës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Qendra informuese për shëndetin e gruas është një program i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe me iniciativën e Aksionit për Nëna dhe fëmijë si dhe QKMF-së në Kaçanik sot zyrtarisht u hap kjo qendër. Kjo është qendra e 5-të në Kosovë.

Deri me tash rreth 3000-5000 gra kanë marrë pjesë në këto qendra në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë e Shtërpcë dhe personeli mjekësor në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, QKUK, kanë deklaruar që gratë që vijnë pas konsultimeve në këto qendra kanë përvojë më të mirë të lindjes.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës