Përveç Gjuhës Shqipe, kusht i Ziadin Selës edhe Kryetari i Parlamentit

12.12.2016 20:41:25

 

Ziadin Sela, deputet dhe njëri nga krerët e Aleancës për Shqiptarët iu drejtua sot në lidhje direkte të gjithë shqiptarëve. Ai falënderoi për besimin dhe shpalosi kushtet e Aleancës për çdo subjekt që do ketë mundësi për të formuar qeverinë e ardhshme.

 

Sela theksoi se mandatet e Aleancës nuk janë pronë e askujt, por janë vullnet i popullit dhe se Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga kushtet për të cilat edhe ka marrë votat.

Gjuha Shqipe zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe Kryetari i Parlamentit janë kushtet kryesore të Aleancës për Shqiptarët për çdo bllok politik, kushdoqoftë ai, i majtë apo i djathtë, shqiptar ose jo.