Përvjetori i BE-së, me 30 aktivitete në Maqedoni

04.05.2017 19:58:31

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup planifikon mbi 30 aktivitete në tërë Maqedoninë me rastin e shënimit të 67 vjetorit të BE-së.

Në Shkup do të mbahet ‘Maratona e Shkupit’, pastaj turne në futboll, vallëzim, diskutim, festivale lokale nëpër tërë Maqedoninë. Qendrat e Informimit të BE-së në disa komuna do të organizojnë më 9 maj, aktivitete me rastin e Ditës së Evropës, me qëllim të festimit të idesë evropiane në nivel lokal.