Pesë media televizive në Maqedoni kundërshtojnë metodologjinë e Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave

31.08.2016 16:12:14

Televizionet kombëtare komerciale të Maqedonisë, anëtare të Asociacionit Maqedonas për Media (AMM), thonë se janë të befasuar në mënyrë jomiqsore, nga metodologjia për mbikëqyrjen e mediave gjatë fushatës parazgjedhore, metodologji e miratuar në Agjencinë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv Sitel, Kanal 5, Tv Telma, Alsat-M dhe Alfa TV reagojnë ndaj mënjanimit nga mbikëqyrja, i mediave elektronike, pra të portaleve, duke konsideruar se me këtë rast televizionet vendosen në një pozitë diskriminuese, përballë mediave elektronike.

Këto media televizive nuk e pranojnë këtë metodologji dhe janë të gatshme që edhe në aspekt juridik ta kontestojnë, si diçka në kundërshtim me ligjin.