Petkoviq: Jemi pishman që nuk e kemi filluar formimin e AKS-së më parë

28.03.2018 13:20:39

Petar Petkoviq, ndihmësi i shefit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq në fjalën e tij në takimin e sotëm që po mbahet në veri të Mitrovicës tha se shqiptarët nuk janë të gatshëm për formimin e AKS-së.

“Jemi pishman që këtë proces për formimin e AKS-ës nuk e kemi filluar para 5 viteve, pasi ishte e qartë se shqiptarët nuk janë të gatshëm për ta bërë këtë. Serbët kanë të drejtë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe kjo nuk ka ndodhur, prandaj nuk ka arsye që ne të jemi pjesë e kësaj qeverie që nuk përmbush obligimet e saj”, tha ai.

Ai tha se pavarësisht se ishin të gatshëm por tani situata ka ndryshuar, raporton tutje “Zëri.info”.

“Deri para tri ditësh kemi qenë të gatshëm për të biseduar, por kemi marrë tytat e pushkëve. Ne duam paqe dhe dialog, por e kemi edhe të drejtën që në mënyrë të pavarur të marrim vendimet për qytetarët tonë. Ne kemi mbështetje të fuqishme të Serbisë në këtë drejtim”, tha Petkoviq.