Petrit Gashi u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it

12.04.2019 17:19:01
Nga Hysni Gashi
Asamblisti i INICIATIVËS QYTETARË PËR DRENASIN z.Petrit GASHI u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it në Drenas për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe qytetareve. Z.Gashi në një status të vetin në fb falënderoni KFOR-in për interesimin për sigurinë e qytetareve të komunës së Drenasit dhe kontributin që po jep KFOR-i finlandez në Kosovë. Ju rikujtojmë së Asamblisti Gashi është njeri nga përfaqësuesit me aktive në Kuvendin komunal në Drenas i cili po jep një kontribut të çmuar në të gjitha fushat me rendësi për të mirën e qytetarëve. Kohëve të fundit ka denoncuar raste të mëdha të shkeljes së ligjit dhe të keqqeverisjes në Drenas duke hedhe në dritë fakte që kanë të bëjnë më largimin e investitorëve në komunën tonë, degradimin e aktivistes për barazi gjinore për qëllime të përfitimit të kryetarit Lladrovci dhe njëkohësisht për fusha të ndjeshme si arsimi, shëndetësia dhe probleme të tjera.
Ky është Postimi i z.Gashi në Fb
Të dashur miq,
Me ftesë të Komandantit të KFOR-it Finlandez në Drenas, sot patëm një takim në të cilën diskutuam për gjendjen e sigurisë në Komune tonë, qeverisjen por edhe problemet tjera që po has Drenasi këto vitet e fundit. Një bashkëbisedim i frytshëm dhe në interes të qytetareve vazhdojë për plot dy orë në të cilën i falënderova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve. KFOR-i është gjithmonë përkrah qytetareve tonë, prandaj e çmojmë lartë interesimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin që ka treguar përgjatë këtyre viteve dhe që vazhdon ta ketë.