Rreth 1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare është detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.
Në bazë të kësaj të dhëne, Shqipëria është ndër 3 vendet e para në botë me “humbjen” më të madhe të popullsisë nëpërmjet emigracionit.
Madje në raport popullsie, Shqipëria ka më shumë humbje të popullsisë sa edhe vetë Siria, e cila është prej disa vitesh në gjendje të vazhdueshme lufte.
Ndërsa, vendi i parë në botë që ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë është Bosnje-Hercegovina e cila u përfshi në vitet 90-të nga një luftë dhe genocide nga më të egrit në historinë e njerëzimit.
Këto të dhëna janë publikuar nga agjencia e statistikave “Peë Research Center”, duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.