“Piloti italian: Erdha në Shqipëri për të provuar pistën” (Video)

15.09.2016 22:15:54

Piloti italian, Guido Andrea Guidi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët se kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën që do të përdorej për uljen dhe ngritjen e avionit.

Një fakt të tillë e ka bërë publike, gazetari Artan Hoxha, i cili në emisionin “Opinion”, tregoi dëshminë e pilotit italian.

“Kam ardhur për të provuar pistën, nëse funksiononte dhe të rikthehem për të marrë një sasi prej 200 kg marijuanë”, tha Hoxha se kishte deklaruar piloti para prokurorëve.

Hoxha theksoi më tej se, pista e improvizuar nuk ka shumë kohë që është ngritur pasi ka gjurmë vetëm të avionit gjatë uljes në ditën e sotme.