Plaçkitet filiali i Bankës Tregtare Kombëtare në Prishtinë

09.11.2016 20:26:57

Një degë e Bankës Tregtare Kombëtare që ndodhet në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është plaçkitur në orët e pasdites.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Insajderi sjell fotografi nga vendi i ngjarjes ndërsa do të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kjo bankë është cak i plaçkitjeve.