Plagoset një 50 vjeçar në Gjakovë, tentoi të vetëvritej

30.08.2018 19:24:25
Një person i moshës rreth 50 vjeçare është vetëplagosur në ora 17:45 në Gjakovë.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga Lirie Podrimaj, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me datë 30.08.2018 në ora 17:45, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informacion nga Emergjenca e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë se kanë pranuar një person të plagosur me armë zjarri”, ka thënë ajo.

Sipas saj, personi me inicialet Sh. K i lindur në vitin 1968 kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familjarët të cilët menjëherë ia kanë marr armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK.

Policia ka identifikuar lokacionin në rrugën  “ Tivari” në Gjakovë, të gjitha njësitë relevante kanë dal në vend ngjarje. Bazuar në informatat e para nga familjarët e viktimës ,, personi me inicialet Sh. K i lindur në vitin 1968 kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familajrët të cilët menjëherë ia kanë marr armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë. Pas dhënies së ndihmës së parë viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Policia ka konfiskuar edhe një armë në vendin e ngjarjes.