Plagosje në Deçan

23.11.2016 10:13:31

Një person është plagosur në qendër të Deçanit në mëngjesin e sotëm.

Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.

Lajmin e plagosjes e konfirmoi për KALLXO.com Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35 vjeçare. Plaga ka qenë sipefaqësore ( gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi,” tha Dreshaj.

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.

KALLXO.com kontaktoi në lidhje me këtë plagosje edhe me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj.

“Mund të konfirmoj se është një plagosje ende në rrethana të pasqaruara. Policia është ende  duke punuar  rreth rastit, detajet tjera i japim ma vonë,” tha Ibraj.

Një vrasje në Deçan ndodhi në prill të këtij viti.