Plas sherri pranë Liqenit Artificial, qytetarët të alarmuar njoftojnë policinë

16.02.2017 21:09:53

Dy të rinj janë konfliktuar pasditen e sotme pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Kanë qenë qytetarët në zonë ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk ka ende informacion se cilat ishin shkaqet e konfliktit mes dy adoleshentëve, të cilët janë shoqëruar në komisariat.

Do të jenë dëshmitë e tyre, ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, e cila shqetësoi jo pak qytetarët, të cilët ndodheshin pranë Liqenit Artificial në atë moment.