Po ju prêt mallkimi i Zotit dhe i popullit !!!

01.04.2018 22:41:03

Nga Skënder MULLIQI

*Kjo klasë politike e pas luftës kan pru aq keq gjendjen ne Kosovë ,sa nuk mund të gjenë njeriu as shpjegim. *Pak kush nga ta që erdhën për këto 18 vite në krye të shtetit punuan mirë e ndërshmerisht për shtet. *Nuk punuam mirë edhe për faktin që tashmë u dëshmua së shqiptarët nuk e kan nivelin e nevojshem të vetëdijës për shtet dhe për komb.Kjo që po e themë është e dhëmbshme , është për qdo keqardhje dhe është për qdo kritikë. *Ky popull sikur ka vdekur klinikisht , nuk po i dëgjohet zëri edhe pas gjithë këtyre hajnive, plaqkitjeve , zhvatjeve e dhunimit në tru të shëndosh që po ushtrohet mbi ta. *Pa marrë parasysh së cilët e kaleruan pushtetin, pa dallim partie e ideologjie u shfaqën si profiterë , si shfrytëzues të mandtit qeverisës për tu pasuruar ,duke filluar nga pushteti local deri të niveli qendror. *Po grindën gjoja nder veti në kuvend, neper televizione dhe rrjete sociale si të pa fytyrë që janë , e prapa kulisave janë shokë të bizneseve të dyshimta , janë shokë edhe të shumë allishveresheve tjera përfituese … *Kjo është më shumë së amorale .Si ndërtohet shteti more qyqarë duke plaqkitur dhe rrënuar qdo vlerë materjale, e duke rrënuar qdo vlerë morale ? *Si nuk po mendoni pakë edhe për fëmijët dhe familjët të cilat nga plaqikitja që po ua beni po jetojnë buzë greminës? A keni ujë në sy siq thotë një fjalë e popullit? *A po mendoni për fëmijët jetima të luftës, për martirët dhe dëshmoret e kombit, të cilët po prehen në çdo cep të Kosovës? Shkelët mbi gjakun e tyre ?! *Hiqne more logjikën e pasurimit të pa ligjshem , së heret a vonë do tia shihini sherrin më mullak. *Jeni berë milionera apo edhe ndoshta miliardera pa fije turpi.E keni topitur këtë popull , e keni pru në gjendje të lypsarit . *Po bëni veprime foshnjore, e jo që i thoni vetit se jeni koxha burra?! Gjermanët e rindërtuan vendin e shkatërruar rrafsh më tokë në Luftën e Dytë Botërore , duke dhënë gjithëqka për shtetin e tyre , dhe arriten që të bëhën prap superfuqi botërore ekonomike . *A jeni more në tulë të bukës ?A po ju ka marrë era nga koka ato tru që i keni ?! Na ndihmojë e gjithë bota demokratike që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ju hajgariseni më atë trohë shtetësie që na ka mbetur?! *Po luani më fatin e njerëzve sikur Kosovën tua kishte lënë baba. Edhe beli e keni bërë pronë private duke i bërë shumicën argatë të juve ?! Kjo qka po bëni është e pa falshme . Një ditë do tju presë Mallkimi i Zotit dhe mallkimi i popullit!!!