Po punojmë për një konsensus të gjerë për transformimin e FSK-së në Ushtri, tha Thaçi

21.07.2017 16:49:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se po punohet për të siguruar një konsensuse të gjerë shoqëror e politik për transformimi e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosur të Kosovës (FAK)

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në facebok, ku ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar të premten, me komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti.

Thaçi ka thënë se rolin i NATO-s është i pazevendësuehsëm për paqen dhe stabilitenin e Kosovës dhe të rajonit.

“Roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.E falënderova komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, për mbështetjen që NATO-ja i jap Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, theksova se Kosova është e përkushtuar që të mbetet faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

“Prandaj, po e punojmë që të sigurojmë konsensus sa më të gjerë shoqëror e politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi