Po transportonte drogë në Greqi, policia ndal 50-vjeçarin në Sarandë

24.10.2020 16:48:10

Policia Kufitare në kufirin e gjelbër me Greqinë ka prangosur një shtetas 50 vjeçar, banues në Qelepias, Berat.

Ky i fundit u arrestua në Sarandë, teksa po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për hetime të mëtejshme.

“Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë,” ka njoftuar policia.