Poezi nga Avdush Canaj: Gjyshi ma fali detin

31.03.2019 10:45:25

Gjyshi ma fali detin,
gjyshja
një anije me përralla.
Merre fushën me këngë,
më tha motra.
Kuajt e lumit , m`i dha halla,
me ëndrrat e barit!
Unë vetëm buzëqesha,
thirra shokët
të lumturohemi bashkërisht.