Poezi nga Isa Mjeku

18.05.2019 21:08:57

 TË GJITHË, ME NJË GJUHË E NJË FLAMUR…

Pashë at Zot e pashë at besë burri,

pashë atw gjak, Shqipe-Flamuri,

mos më pyet se çfarë jam:

Katolik apo musliman!  

Kur më lindi e lumja Nanë,

as me kryq as  dhe yllë e hanë,

por më lindi shqipetar, ilir e pellazg,

me gjakun e pastër qehlibar…  

Beso ti, në çfarë të duesh,

n’daç  beso edhe në gurë,

por ne të gjithë kemi një gjak,

një Gjuhë dhe një Flamur.

 

E DASHURA, SHQIPËRI!

E dashura Shqipëri,

për mua, më e shtrenjta je ti;

unë jam një bir i jot,

Shqipëtar e Kastriot…

Jam djalë i Malësisë,

i  Flamurit, i vendit e Lirisë.

Të lutem, të lutem,

mos më pyt çfarë je;

se shqipetar kam le

e kështu do hyj në dhe!

Gjermani, maj 2019